Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali: Mandatin e tretë do bëhemi vend modern me aeroporte e hekurudha


Ministrja Elisa Spiropali pohoi sot se në mandatin e tretë të PS-së, Shqipëria do bëhet vend modern me aeroporte të reja, hekurudhë, turizën e bujqësi të zhvilluar.

Ajo ishte e ftuar në Abc News ku theksoi se rindërtimi i vendit po vijon me ritme të shpejta.

“Në mandatin e tretë Shqipëria do të bëhet një vend modern me aeroporte të reja, me hekurudhë…që ata i lanë, me turizëm dhe bujqësi të zhvilluar. Rindërtimi po vazhdon punën pa pushim.” – tha Spiropali.

Ajo shtoi më tej se në mandatin e tretë, qeveria do fokusohet te rritja e pagave e taksimi progresiv ndërsa pohoi se socialistët dinë të punojnë e se punët e tyre i shohin shqiptarët.

“Mandati i ardhshëm do të fokusohet te rritja e rrogave. Te taksimi progresiv, te rritja e të ardhurave. Do kemi një rritje të konsiderueshme edhe të rrogës mesatare dhe minimale. Ne dimë të punojmë dhe nuk e themi më kot që jemi punëmbaruar. Punët tona i shikojnë vetë shqiptarët.” – tha ndër të tjera Spiropali.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *