Një 68-vjeçar ka ndërruar jetë në Mirditë pasi është përplasur nga një makinë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bungaj ku 60-vjeçari me iniciale M.G., ka goditur personin me iniciale M.Gj., i cili ka humbur jetën.
Autori i dyshuar është ndaluar nga policia dhe po merret në pyetje mbi rrethanat e aksidentit.
“Rreth orës 13:00 ,në fshatin Bungaj, Mirditë shtetasi M. G., 60 vjeç, ka goditur me automjetin e tij tip “Benz ” shtetasin M.Gj.,68 vjeç, banues në fshatin Bungaj, Mirditë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.
Nga shërbimet e Policisë Mirditë është kapur shtetasi M. G., dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, bashkë me automjetin për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.” – thuhet në njoftimin e policisë.