Teksa sapo jemi futur në vitin 2021, kompanitë globale të prodhimit të celularëve janë në një garë gjithnjë e më të ethshme për modelet e reja.
Samsung, Apple, Huawei, LG e të tjera kompani nuk mjaftohen më me celularët e zakonshëm, por kanë hedhur në treg telefonat e palosshëm që hapen në një madhësi normale ose me madhësi normale që dyfishohen në madhësi.
Këtij grupi i është bashkuar edhe kompania Oppo, që vitet e fundit ka ecur me ritme të shpejta drejt modeleve të reja.
Kompania kineze pritet të hedhë në treg një telefon që hapet me rrëshqitje duke thuajse u dyfishuar në madhësi, duke shkuar në madhësinë e një tableti. Modeli quhet Oppo X e për më shumë shihni videon shoqëruese.