Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, është kualifikuar në gjysmëfinalen e veprimtarisë që po zhvillohet në Izrael.
Në peshën deri në 52 kilogramë, Kelmendi ka mposhtur xhudisten nga Rusia, Alenyz Kuznetsova.
Në Grand Slamin e Tel Avivit, sportistja nga Kosova i ka fituar të dyja ndeshjet para kohe dhe tashmë e sheh veten në gjysmëfinalet e turneut.
Në këtë veprimtari, Kosova përfaqësohet edhe nga sportistët Akil Gjakova e Laura Fazliu.