Vendosni fjalën kyçe....

Propaganda përballë fakteve, 1 milion të vaksinuar në Serbi vs. 1128 në Shqipëri


1 milion persona janë vaksinuar deri tani në Serbi kundër Covid-19. Ndërsa Shqipëria sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë ditën e sotme, ka vaksinuar 1128 persona në mbarë vendin.

Përkundër deklaratave e premtimeve të kryeministrit Rama për sigurim vaksinash, shifrat janë kokëforta e flasin vetë. Siç shkruan Blendi Salaj, Serbia vaksinon mesatarisht 34.679 qytetarë në ditë, një proces që ka nisur para 41 ditësh.

Po kështu, Beogradi zyrtar ka miratuar një paketë ndihme 3 miliardë dollarë për bizneset e qytetarët në vend që përballen me pasojat e pandemisë Covid-19.

Shqipëria e nisi vaksinimin në fillim të muajit janar pas një ‘spektakli’ të organizuar nga kryeministri Rama. Kohë pas kohe, ai dhe ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, kanë deklaruar se kanë siguruar qindra mijëra doza vaksine për qytetarët, por e vërteta është krejt tjetër.

Deri tani në vend kanë mbërritur pak mijë doza të vaksinës Pfizer dhe sipas kontratës së publikuar pak kohë më parë nga Gogo.al, sasia e përgjithshme prej rreth 500 mijë dozash të vaksinës Covid-19 nuk dihe se kur mund të mbërrijë në vend, duke e lënë të hapur këtë gjë deri më 31 dhjetor 2021.

Shqipëria raporton prej ditësh një numër tejet të lartë vdekjesh lidhur me Covid-19, të cilit nuk i kanë shpëtuar as mjekët me 10 të tillë që kanë ndërruar jetë dy javët e fundit.

Ndërsa kryeministri Rama nuk humb rast ditë pas dite në konferencat për shtyp të justifikohet për mungesën e vaksinave në tregun ndërkombëtar, Serbia vaksinon çdo ditë nga 35 mijë qytetarë, ndërsa numëron deri tani mbi 1 milion të vaksinuar përkundrejt 1128 të vaksinuarve në Shqipëri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *