Arbitri anglez Darren Drysdale ka kërkuar falje pasi u pa duke përplasur kokën me mesfushorin e Ipswich Toën, Alan Judge, gjatë një ndeshjeje në kampionat, por disa tifozë e kanë mbështetur gjyqtarin.
Drysdale u pa duke goditur me kokë lojtarin e kombëtares irlandeze pas një përplasjeje në fushën e lojës pas një vendimi të gjyqtarit.
Lojtari fillimisht shkoi me vrull të ankohej te gjyqtari por 49-vjeçari iu kthye me të njëjtën monedhë duke përplasur kokën me të, veprim që është mbështetur nga tifozët.