Një 24-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia pasi ka goditur një mjek në krye të detyrës në QSUT.
Në pranga ka rënë L. B., 24 vjeç. I riu është arrestuar nga Komisariati i Policisë Nr.4 në kryeqytet por nuk dihen detajet se si ka ndodhur përplasja mes tyre.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., 24 vjeç, pasi për shkak të detyrës ka goditur mjekun e një spitali”, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.