Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me simpatizantë socialistë në Fier, duke folur ndër të tjera mbi ambiciet që kërkon të bëjë në mandatin e tretë nëse fiton ka thënë se do sjellë në Shqipëri një universitet me nam.
Rama tha se në mandatin e tretë do sjellë Universitetin Teknologjik të Stambollit si dhe po punojnë për të sjellë Akademinë Ushtarake të SHBA-ve.
“Është me rëndësi që të shtojmë përpjekjet që t’i japim universiteteve tona cilësi. E shoh me shqetësim atë që po ndodh, pasi Universiteti ka marrë autonomi të madhe, dhe me këtë shfrytëzon në njërën anë lirin, dhe nuk respekton përgjegjësinë. Ambicia jonë në mandatin e tretë është që të sjellim këtu universitete që janë me ‘nam’, me reputacion, në vende të mëdha. Hapi i parë është ardhja e Universitetit Teknologjik të Stambollit, që është një ndër universitetet më me nam në Europë. Po punojmë me SHBA për akademinë ushtarake”- tha Rama