Kreu i Shtetit, Ilir Meta ditën e sotme e ka vijuar me deklaratat e bëre nga dita e djeshme gjatë konferencës për shtyp.
Meta duke vijuar përplasjet me shumicën socialiste në Parlament ka thënë se duhet të shqetësohen apo tmerrohet nga mesazhet e Presidentit të gjithë ata që mendojnë se do bëjnë “tërmet” në zgjedhje si në Dibër apo në Shijak.
“Janë të shqetësuar nga mesazhet e Presidentit?!
Le të shqetësohen dhe le të tmerrohen të gjithë ata, të cilët mendojnë se do bëjnë “tërmet” në zgjedhje, si në Dibër, apo si në Shijak, qofshin këta qeveritarë, punonjës policie; qofshin banditë, gjithçka qofshin”-shkruan Meta.