Një makinë në Fier ka marrë flakë në ecje e sipër.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘1 Maji’ ndërsa mjeti që ka marrë flakë është i tipit ‘Huyndai’ në pronësi të shtetasit me iniciale M.A.
Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një defekt në motor.
Njoftimi i policisë
“Sot rreth orës 15:30, në lagjen “1 Maj”, në ecje e sipër ka marrë flakë mjeti tip “Honday”, në pronësi të shtetasit M. A., ku është djegur pjesa e përparme e tij.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në motor.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimi zjarrfikës dhe ato policore, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.”