Vendosni fjalën kyçe....

Shembet nga zjarri blloku i apartamenteve në Teksas, zjarrfikësit përballen me mungesën e ujit (Video)


Rreth 130 banorë u evakuuan nga një kompleks apartamentesh në Teksas, i cili më vonë u shemb për shkak të një zjarri masiv.

Ekipet e zjarrfikësve që erdhën në vendin e ngjarjes u përballen me mungesën e ujit për shkak të ngritjes së pajisjeve ujëhedhëse në qytetin që përballet me temperaturat e acarta prej disa ditësh.

Zjarrfikësit në Departamentin e Zjarrit të San Antonios dhe ekipet e ndryshme vullnetare luftuan me flakën mes mungesës së ujit, çështjeve të presionit dhe kushteve të ngrirjes.

Zjarri thuhet se shpërtheu në katin e dytë të kompleksit pak pasi banorët morën një alarm për të fikur ngrohësit e tyre të ujit.

Pamjet e dëshmitarëve okularë nga vendi i ngjarjes tregojnë rrethanat e dëshpëruara në të cilat ekipet e zjarrfikësve u detyruan të veprojnë, pasi zjarri konsumoi ndërtesën.

Prej disa ditësh, Teksasi në SHBA është përballur me stuhi bore e temperatura të acarta që kanë çuar në ndërprerje të energjisë elektrike e ujit prej disa ditësh për miliona banorë në mbarë shtetin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *