Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në mes të kryeqytetit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, njëri prej automjeteve ka përfunduar në trotuar ku ka plagosur dy këmbësorë. Për fat të mirë të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 13:10, tek 9-katshet, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues E. L me mjetin me drejtues A. M. Si pasojë e aksidentit mjeti me drejtues shtetasin A. M, ka dalë në trotuar, duke aksidentuar 2 këmbësor me iniciale J.D., 22 vjeçe dhe A. M., 20 vjeç, të cilët u dërguan në spital, për kontroll mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.”- njofton policia.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.