Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me një video denoncimit të ish-deputetit të PD-së, Edmond Spaho lidhur me historinë e një familjeje të prekur nga tërmeti në Kolonjë.
Në kronikën e përgatitur nga ERTV, thuhet se familja Dhespollari në Qafëzez të Kolonjës i ka treguar demokratit një banesë të rrënuar që nuk është e tyre.
E po ashtu se familjes në fjalë iu është ofruar strehim nga bashkia Kolonjë e cila u paguan bonusin e qirasë që prej vitit 2019.
Sipas Ramës, familja Dhespollari ka vijuar të marrë dhe do të marrë bonusin e qirasë pa afat deri në sigurimin e një banese të re nga programet sociale, pasi vetë ata nuk zotërojnë asnjë banesë.
“Hienat nuk do të na ndalin dot dhe as do ta çorodisin dot Popullin, Shqipëria ka Zot!”– shkruan Rama krahas videos.