Katër deputetë të shumicës e një i opozitës parlamentare kanë kërkuar pezullimin e vetingut në polici deri në vlerësimin e punonjësve të SHÇBA-së.
Sipas kryetares së Komisionit të Sigurisë, Felaj, fillimisht duhet vlerësuar figura e punonjësve të SHÇBA-së, të cilët më pas do kalojnë në sitë efektivët e nivelit bazë të policisë.
Deri më tani, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit që kur ka filluar punën deri në dhjetor të vitit 2020 ka përfunduar procesin e vlerësimit kalimtar vetëm për 32 subjekte.
Koha në përpunimin e informacioneve u kritikua dhe në nënkomisionin e sigurisë, deputetët e të cilit kërkuan ndërhyrje në ligj në mënyrë që procesi të përshpejtohet.