Vendosni fjalën kyçe....

“Organizata zhvillon anketa në emër të OSBE-së”-reagon Prezenca: Nuk kemi lidhje, ne nuk jemi të përfshirë në sondazhe zgjedhore


Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar në lidhje me pretendimin se një organizatë e vetquajtur OKSE po zhvillon anketa dhe studime në emër të saj.

Prezenca e OSBE-së sqaron se nuk ka lidhje me organizatën në fjalë dhe asnjë anketues tjetër në Shqipëri dhe se nuk do përfshihet në sondazhe zgjedhore.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është vënë në dijeni se një organizatë e vetëquajtur OKSE po zhvillon anketa dhe studime, duke pretenduar se e bën këtë për Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dëshiron të sqarojë se ajo nuk ka asnjë lidhje me OKSE-n dhe me asnjë anketues tjetër në Shqipëri. OSBE-ja nuk është dhe nuk do të jetë e përfshirë në sondazhe zgjedhore, dhe ajo distancohet plotësisht nga kjo organizatë dhe veprimet e saj.

Ne kemi vënë në dijeni autoritetet përkatëse lidhur me çështjen dhe rezervojmë të drejtën të ndjekim veprime ligjore kundër përdorimit të paautorizuar të emrit apo logos së OSBE-së. Me këtë rast, informojmë se emri i OSBE-së, emblema e saj dhe logo të tjera, që janë pronë ekskluzive e OSBE-së, mbrohen nga Neni 6 i “Konventës së Parisit për mbrojtjen e pronësisë industriale” dhe nuk mund të kopjohen, të riprodhohen, të shfaqen apo të përdoren pa lejen paraprake me shkrim të OSBE-së”-thuhet në njoftimin e OSBE-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *