Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe zhvillimin e fushatës deri më tani dhe mbledhjet që organizojnë politikanët pavarësisht rregullave anti-covid.
Rama tha se çdo veprim i tij për të forcuar masat do konsiderohej diktatorial dhe për këtë tha se do kërkojë konsensus dhe një balancë për rregullat.
“Mendoj që ata që ua hapin dyert e lokaleve këtyre politikanëve, nuk duhet se ata paguajnë. Janë ata që dëmtohen dhe rrezikojnë t’u mbyllet biznesi fare. Nga ana tjetër, kur presidenti është i pari që jep shembullin katastrofik është fatkeqësi. Unë nga ana ime, ajo që bëj është që t’ju kujtoj çdo ditë që nuk na duhen, nuk na duhen ato që humbasin nga kontakti me më shumë se 10 vetë përballë jetës. Në djall vafshin të gjitha nga A-Zh. Prandaj nuk bëj personalisht kapërcim të kësaj vije. Është sfidë e madhe dhe po mendoj e se di sa do të realizohet në këtë hapësirë të ngushtë, që forcat politike. Mos harroni që çdo shtrëngim masash do të interpretohet si reagim diktatorial i Edi Ramës për të zvogëluar hapësirën e fitimtarëve që po vijnë për të marrë pallatin e Brigadave”-deklaroi shefi i qeverisë.
Rama shtoi më tej se do ja lerë në dorë ekspertëve se si do zhvillohet kjo fushatë.
Dhe kjo sigurisht që ka…nuk është problemi i kostos personale, se ajo një më pak e një më shumë, është problem i efektit. Mund ta shtrëngosh masën, por nëse nuk ka vetëdije dhe përgjegjshmëri nga ata që përfaqësojnë njerëzit, atëherë mund ta shkruash masën mund të mosfunksionojë. Po shohim për një rrugë. Me përjashtim të ndonjë rasti që është ndëshkuar, përfaqësuesit e shumicës i respektojnë masat. Le të flasin ekspertët, si do zhvillohet kjo fushatë. Të ketë një balancë dhe të gjithë të biem dakord për rregullat. Presidenti mund të lërë “Mercedezin”, mund të marrë kalin dhe të angazhojë nga këta të dekoratave të nisen me kuaj dhe shpata, është e vështirë që ta frenosh po nuk pati konsensues. Rreziku për kuaj bëhet imediat. Mund të tërbohen dhe kuajt”-tha Rama.