Ministria e Jashtme Ruse ka ftuar të gjithë punonjësit e selive diplomatike që të bëjnë vaksinën kundër koronavirusit.
Thirrjen e ka shpërndarë Ambasada Ruse në Tiranë e cila ka përcjellë njoftimin e Ministrisë së Jashtme Ruse.
“Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë i ka ftuar të gjithë punonjësit e huaj të misioneve diplomatike që punojnë në Rusi të vaksinohen kundër koronavirusit”-shkruan Ambasada Ruse në Tiranë.
Shtetet janë në një garë të ashpër se kush do sigurojë më shumë vaksina nga kompanitë që deri më tani kanë arritur të prodhojnë një të tillë e cila jep mbrojtje ndaj koronavirusit.
Ndërkohë edhe diplomacia nuk e ka anashkaluar që të mos shfrytëzojë këtë situatë duke e përdorur edhe për qëllime të politikës së saj të jashtme.