Partia Demokratike i është përgjigjur me një video spotit të kryeministrit Edi Rama i cili ditën e sotme thoshte se nuk ishte i kënaqur për punën e bërë deri më tani dhe prandaj kërkon mandatin e tretë.
Ndërkohë, PD-ja me videon e saj, i ka përmendur Kryeministrit Rama disa çështjet kyçe të cilat janë kosnideruar si etalon të keqqeverisjes.
Ndër to janë akuzat për rritjen e borxhit publik, kriminalizimin e politikës apo kanabizimin e vendit.
“Ju keni hequr shumë në fakt, aq sa keni trefishuar pasuritë. Keni rritur taksat dhe borxhin politik. Keni shpërdoruar 6.2 miliardë euro të shqiptarëve. Keni kriminalizuar politikën. Keni kanabizuar vendin. Keni kaluar Sirinë për numrin e azilkërkuesve. Keni lënë Shqipërinë në vendnumëro. Keni dhënë më shumë se 2 miliardë euro me PPP. Dhe aty ko aktron, keni falsifikuar firmën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, për të fituar 20 milionë euro për 1 kilometër rrugë. Jo, nuk do harrojmë”-thuhet në video.
Video e publikuar nga Kryeministri Rama