Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Shumë shpejt nisim vaksinimin masiv të popullsisë, i bluzave të bardha përfundon javën e dytë të Marsit


Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediet, nga ku ka deklaruar se procesi i vaksinimit të bluzave të bardha në vendin tonë do të përfundojë në javën e dytë të muajit Mars dhe se së shpejti do të nisë edhe vaksinimi masiv.

Por ai theksoi se për momentin nuk mund të japë më shumë detaje.

“Unë jam me mish e me shpirt i angazhuar sëbashku me kolegët e mi, që sa më shpejt, shumë shpejt, të mund të disponojmë një sasi vaksinash që të hyjmë intensivisht në procesin e fazës finale të kësaj lufte për t’u çliruar nga ky makth, nga ky armik që vazhdon të marrë jetë çdo ditë. Dhe vetëm vaksinimi do ta sprapsë përfundimisht.

Dua që të gjithë të jenë të sigurt që ashtu sikundër arritëm të sigurojmë kontratën me Pfizerin jashtë radhe dhe ndryshe nga shumica dërrmuese e vendeve të rajonit, që ende nuk e kanë një kontratë, ashtu sikundër arritëm të fusim në proces dhe do të arrijmë të përmbyllim brenda javës së dytë të marsit vaksinimin e të gjitha bluzave të bardha në Shqipëri, ashtu shumë shpejt do të fillojmë vaksinimin masiv. Shumë shpejt! Është vetëm çështje kohe e shkurtër, jo e gjatë.

Nuk mund të jap më shumë detaje, por jemi shumë afër. Dhe më vjen keq që nuk mund të them fjalën e fundit dhe mezi pres që ta jap fjalën e fundit.”– tha Rama.

Në këtë Konferencë që ka si fokus ekonominë, Rama tha se paga minimale nuk do të mbetet kaq sa është dhe se do të dyfishojë ndihmën ekonomike edhe pas pandemisë.

“Është një stacion e një rruge që vazhdon, nuk është një shumë për të pritur duartrokitje apo lëvdata, por shumë sfiduese, qoftë për subjektet që përfitojnë këtë pagë, qoftë për ne që duam ta rrisim përfitimin e tyre, por ama krahasuar me ku ishim jemi ku e ku, në 2013 ishte 22 mijë lekë, ku po të heqësh edhe sigurimet, shifra bëhet e papranueshme.

Ambicia jonë është që pagën minimale ta rrisim më tutje dhe siç kemi arrtitur sot falë të gjithë përpjekjeve të bëra në të gjithë këto vite, të zerojmë taksën, përtej premtimit të dhënë, ashtu edhe njësoj si në këtë pozcion duam të arrijmë në një pozicion edhe të posacëm edhe për pagën minimale dhe e fundit, por jo për nga rëndësi,.

Kemi dyfishuar ndihmën ekonomike dhe do e mbajmë dy fish deri në përfundim të pandemisë dhe do të synojmë dyfishimin e saj konstant gjithë kohës edhe pas përfundimit të kësaj lufte. kush gjykon mandatin tonë të dytë dhe do të jap një mendim objektiv duhet të mos harrojnë që ka qenë mandati më i jashtëzakonshëm në histori, sepse gjysma e këtij mandati ka qenë në luftë me 2 fatkeqësi të jashtëzakonshme dhe siç po dalim fitimitar nga lufta me tërmetin, duke i shëruar hap pas hapi plagët që hapi tërmeti ashtu do të dalim edhe nga kjo luftë verbale. Jam i vetëdijshëm që ky është moment kyç në këtë luftë dhe lidhet me vaksinimin.” -deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *