Vendosni fjalën kyçe....

Si në filmat epik, publikohen pamjet dramatike të përleshjeve mes ushtarëve kinezë e indianë në mes të lumit (Video)


Media kineze ka publikuar për herë të parë pamjet e përplasjes vdekjeprurëse në kufi mes trupave të Kinës dhe Indisë në rajonin e diskutueshëm të Himalajeve Perëndimore qershorin e kaluar. Incidenti la të vrarë katër ushtarë kinezë dhe 20 indianë.

Videot e papara më parë u publikuan nga media shtetërore kineze. Pamjet e incidentit tregojnë një forcë masive të trupave indiane që përparojnë ndaj një njësie kineze të vogël në numër në një lumë malor. Shumë nga ushtarët indianë ishin të pajisur me helmeta dhe mburoja’ dhe ishin të armatosur me shufra hekuri.

Kinezët, nga ana e tyre, me sa duket sollën përforcime, me një grup ushtarësh të veshur me armatim të rëndë që shkoi në ndihmë të ushtarëve të tjerë.

Një marrëveshje dypalëshe ndalon trupat nga të dy anët të përdorin armë në kufirin e njohur zyrtarisht si Linja e Kontrollit Aktual (LAC). Ushtarët kinezë në një video fajësojnë për përshkallëzimin e konfliktit trupat indiane. Pamjet gjithashtu përmbajnë skena të një përleshjeje masive gjatë natës midis palëve kundërshtare.

Publikimi i videove të papara më parë vjen pasi ushtria kineze theu heshtjen e saj tetë-mujore mbi incidentin, duke zbuluar se gjithsej katër ushtarë ishin vrarë në përleshje dhe një tjetër ishte plagosur rëndë ndërsa India la 20 viktima.

Tensionet në rajon janë rritur midis Kinës dhe Indisë që nga fillimi i vitit 2020, pasi Nju Delhi akuzoi Pekinin për shkeljen e kufirit dhe përparimin e trupave të tij në territorin që e pretendon si të vetin. Kina, nga ana e saj, hodhi poshtë me forcë akuzat e tilla, duke ia hedhur fajin për tensionet në rajon, Indisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *