Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli do kundërshtojë politikën e Biden për Iranin


Izraeli dëshiron të ndjekë një qëndrim të ashpër kundër planit të presidentit amerikan Joe Biden për të rifilluar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin, njoftoi të martën media izraelite, IPBC.

Sipas saj, kryeministri Benjamin Netanyahu mbajti një seancë këshilluese të hënën nëse Izraeli duhet të miratojë ose refuzojë planin e SHBA-së për të rinovuar marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Ministri i Mbrojtjes Benny Gantz, ministri i Jashtëm Gabi Ashkenazi dhe Shefi i Ushtrisë, Aviv Kochavi, thuhet se mbështetën mbajtjen e një qëndimi të moderuar mbi çështjen dhe fillimin e një dialogu me Shtëpinë e Bardhë rreth kësaj.

IPBC theksoi gjithashtu presionin e Izraelit ndaj vendeve europiane që kanë nënshkruar marrëveshjen bërthamore, në një përpjekje për t’i frenuar ata që të rikthehen në marrëveshjen e vitit 2015.

“Izraeli u përpoq të bindte Francën, Britaninë dhe Gjermaninë të shtonin klauzola në çdo marrëveshje që mund të nënshkruhet me Teheranin në rast se rinisin negociatat për marrëveshje bërthamore.” – tha ajo.

BE-ja sinjalizoi të hënën se Irani mund të veprojë në përputhje me detyrimet e tij bërthamore, nëse SHBA-ja bashkohet me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Izraeli kundërshtoi me forcë marrëveshjen që administrata e ish-presidentit amerikan Barack Obama dhe fuqitë e mëdha arritën me Teheranin mbi programin e tij bërthamor në 2015.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *