Banorët në Farragut, SHBA, u trishtuan kur panë një dre të bardhë duke ecur në mënyrë të pazakontë nëpër qytetin e tyre. Pas një vëzhgimi nga afër, ata zbuluan se kafsha kishte qime që dilnin nga bebet e syve.
Ndërsa banorët e hutuar të qytetit u përpoqën të kapnin drerin e guximshëm, ata nuk mund të mos vinin re se kafsha kishte qime të trasha që dilnin nga sytë e tij duke i mbuluar bebet e syve.
Siç rezulton, gjendja është e njohur si dermoide korneale dhe është dokumentuar vetëm në një dre tjetër. Ajo është pasojë e një tumori beninj, i përbërë nga indet që zakonisht ndodhin diku tjetër në trup, në këtë rast lëkurë e plotë me gjendra të flokëve që formohen mbi kornenë e zyrit ose pjesën e qartë të kokërdhokut të syrit.
Sipas Sterling Daniels, një biolog i jetës së egër në Tennessee Wildlife Resources Agency (TWRA), dreri ‘mbase mund ta dallojë ditën nga errësira, por nuk do të mendoja se do të ishte në gjendje të shihte se ku po shkonte’.