Policia e Shtetit ka dhënë informacione lidhur me ngjarjen e ndodhur në Durrës ku pati të shtëna.
Një 45-vjeçar me iniciale J.Z pas një konflikti të çastit me sende të forta për vendet e parkimit ka nxjerrë armën me të cilën ka qëlluan në këmbë shtetasin F.Ç 23 vjeç.
Nga të shtënat është plagosur edhe shtetasja V.Ç 45-vjeçe e ëma e e 23-vjeçarit.
Të plagosurit janë dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 23.02.2021, rreth orës 20:10, në lagjen nr.12, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta (për vende parkimi), fillimisht me sende të forta, shtetasi J.Z., rreth 45 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin F. Ç., rreth 23 vjeç.
Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë dhe shtetësja V. Ç., rreth 45 vjeçe, ( e ëma e shtetasit F. Ç.,), e cila ndodhej në momentin e konfliktit dhe është dërguar në spital nga shërbimet e Policisë dhe ndodhet bashkë me djalin nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar shtetasi Z. J., është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.