Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj naivi: Doja që e majta të bashkohej prandaj u investova që të bënim koalicion me Metën


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, duke komentuar koalicionin e kryer në vitin 2013 me LSI-në thotë se në atë kohë ka qenë naiv dhe ka besuar se do bashkohej e majta.

Veliaj në emisionin “Real Story” tha se u investua në bashkimin e të majtës pasi mendonte se i bënte nder vendit.

Unë nuk e fsheh, unë kam qenë nga ata që kanë besuar naivisht. Ndoshta kam besuar naivisht por e kam bërë me gjithë zemër që e majta të mos përçahej më. Shqipëria është një vend i madh, beson tek ndihma më e vogël. Për kapriço, inate, të heqësh një grup të majtësh dhe t’i bashkosh me Saliun. Kam besuar se bashkimi i të majtës i bën mirë vendit. Ju referova momentit kur naivisht u investova në këtë ide të të majtës. Sali Berisha duke përdorur Ilir Metën ka përçarë të majtën dhe ishte koha për ta mbyllur këtë plagë. Në zgjedhjet e fundit LSI ka 14%, nuk është për t’u nënvlerësuar. Amerikanët çuan ekspeditën e tyre në mars këtë javë, ne diskutojmë akoma a do të kandidojë apo jo Sali Berisha. Enver Hoxha që i kujtuam rrëzimin e bustit iku nga kjo jetë 77-vjeç, Saliu kërkon 77-vjeç të vij sërish në pushtet”-përfundoi Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *