Më në fund ka një marrëveshje midis kreut të PR-së Fatmir Mediut dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha.
Sot Partia Republikane ka nënshkruar sot marrëveshjen me Partinë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit, pasi sot është dhe dita e fundit e partive për koalicionet parazgjedhore.
Mediu doli në një deklaratë për mediet pas takimit me Bashën në selinë blu, ku tha se kjo marrëveshje i shërben fitores së zgjedhjeve.
“Padyshim është konsideruar çdo gjë që është e vlefshme për ta bërë sa më mirë çdo parti dhe çdo kandidat, në mënyrë që të kemi zgjedhje të lira e të ndershme e të fitojnë të gjithë shqiptarët.
Do ta shikoni marrëveshjen, e cila përcakton dhe raportet e partive politike se si do të jenë. Kjo marrëveshje besoj ka përmbledhur të gjitha marrëdhëniet, qëndrimet që i shërbejnë fitores së zgjedhjeve.
Padyshim marrëveshja i jep autoritetin ligjor PD-së, si parti lider, që të përcjellë në KQZ kandidatët e partive politike.”– deklaroi Mediu.