Vendosni fjalën kyçe....

Regjistrohet zyrtarisht si kandidat i pavarur në Qarkun e Dibrës, Elton Debreshi


Kreu i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, minatori Elton Debreshi është regjistruar zyrtarisht si kandidat i pavarur në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai do garojë në qarkun e Dibrës e sot dorëzoi në KQZ listën me firmat që i duhen për t’u regjistruar.

Debreshi tha sot se synimi i tij është të përfaqësojë e mbrojë interesat e minatorëve të Bulqizës dhe të gjithë Shqipërisë si minatori i vetëm në Kuvendin e ri.

Më herët ai ka thënë se asnjëra prej partive politike që ka qenë në pushtet nuk janë interesuar për minatorët duke i lënë ata pa status.

Pak javë më parë Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës dorëzoi në institucionet kryesore të vendit 11 mijë firmat për miratimin e Statusit të Minatorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *