Vendosni fjalën kyçe....

Miratohet raporti, PE-ja u bën thirrje 5 vendeve anëtare të njohin Kosovën


Komisioni për Politikën e Jashtme në Parlamentit Evropian ka miratuar raportin për Kosovën të përgatitur nga deputetja gjermane, Viola Von Cramon-Taubadel.

Me këtë raport, PE-ja i kërkon pesë vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, Spanjës, Sllovakisë, Rumanisë, Qipros e Greqisë, që ta bëjnë këtë gjë.

Në komunikatën e PE-së pas miratimit të raportit theksohet se ‘deputetët nënvizojnë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe njohja nga të gjitha shtetet e BE-së do të ishte në dobi të normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë’.

Deputetët e PE-së bënë thirrje gjithashtu për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke qenë se ajo i ka përmbushur kriteret e vendosura më herët.

Po kështu, PE-ja i bën thirrje Serbisë që të vijojë dialogun me Kosovën për të arritur normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *