Katër deputetët e opozitës parlamentare kanë firmosur koalicionin që do “sfidojë” Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.
Bëhet fjalë për Kujtim Gjuzin, Selami Jenisherin, Kostaq Papën dhe Zef Shtjefenin.
Të katërt drejtojnë nga një parti me të cilat u futën në Parlament pas daljes së Partisë Demokratike nga Kuventi në vitin 2019.
Ndërkohë ditën e sotme edhe PD-ja ka arritur një marrëveshje për të krijuar një koalicion me partitë e saj aleate.