Vendosni fjalën kyçe....

U ekzekutua mes Tiranës, flasin familjarët e Behar Sofisë: Doli të pinte kafe, nuk kishte kërcënime

Detaje të reja bëhen me dije nga vrasja e 66-vjeçarit Behar Sofia, i cili humbi jetën ditën e djeshme afër Piramidës në Tiranë pas një atentati me armë.

Sipas Report TV, policia mori dje në pyetje familjarët e viktimës, të cilët mohojnë të kenë patur kërcënime apo konflikte të kohëve të fundit.

Sipas tyre, ai kishte dalë të blinte kafe.

“Behari doli të pinte kafe, më pas do të blinte diçka dhe do të kthehej në banesë. Behari, kur doli, nuk na tha se do të takonte njeri.”– thonë familjarët, citon Shqiptarja.com.

Po ashtu, nuk janë gjetur biseda me persona të dyshimtë në celularin e viktimës, përveç atyre me familjarët.

Deri tani janë të shoqëruar të paktën 10 persona nga policia, por të gjithë familjarë dhe të afërm të viktimës dhe asnjë person i dyshuar.

Behar Sofia është një emër mjaft i njohur për policinë dhe drejtësinë, pasi ai ishte dënuar më parë në Turqi dhe njihej për lidhjet e tij me bosin e drogës atje, Abdulselam Turgut.

Gazetari Artan Hoxha ditën e djeshme shkruante se me ekzekutimin e Behar Sofias, është humbur mundësia për zbardhjen e vrasjes së katër efektivëve të policisë në datën 7 gusht 2009 në Durrës, në një operacion për kapjen e Dritan Dajtit./Hashtag.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *