Vendosni fjalën kyçe....

Integrimi në BE, Rama: Ne i kemi bërë detyrat, për pak ditë kam një takim në Bruksel


Këtë të premte, kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët në Berat, ku për pak çaste është ndalur edhe në çështjen e integrimit të vendit në BE.

Rama tha se qeveria i ka bërë të gjitha detyrat dhe tanimë i ka mbetur vetëm vendeve të BE-së të japin një vendim për çeljen e negociatave. Ai shtoi se sëshoejti, brenda pak ditësh do të zhvillojë një takim me funksionarët në Bruksel mbi këtë.

“Procesi i integrimit ka dy faktorë, Shqipërinë dhe BE. Bashkimi Evropian është një bashkësi shtetet që janë faktorë të rëndësishëm për këtë proces. Duke u nisur nga vendimi i marrë nga Këshilli Evropian, çelja e negociatave është realizuar. Por hapja e negociatave formalisht është aprovimi i të gjitha shteteve.

Këtu jemi në një fazë ku e kemi parë faktikisht që dinamikat e brendshme të BE dhe hallet e brendshme të një vendi, zgjedhjet e një vendi ndikojnë. Unë e kam thënë që pa u bërë zgjedhjet në Holandë, do të dëgjojmë shumë, por konferenca nuk do të ndodhë. Ka ndikuar dhe shumë pandemia, ka futur një agjendë në mes. Do të jem në Bruksel për pak ditë, do të kem një bashkëbisedim. Ne i kemi bërë detyrat tona. Pra është shumë e qartë. Nuk është një proces që ecën teknikisht, nuk varet vetëm nga ne, por nga shumë komponentë të tjerë. Ne të bëjmë tonat, për një arsye të thjeshtë. Ne nuk i bëjmë të na vlerësojë Holanda, ne i bëjmë sepse janë gjërat e duhura për shtetin tonë.

Reforma në Drejtësi nuk bëhet se e duan amerikanët apo evropianët. Ata e duan sigurisht, por ne nuk e bëjmë sepse e duan ata, e bëjmë sepse i duhet shqiptarëve, i duhet këtyre të rinjve, atyre që janë fare të vegjël. Kështu në të gjitha drejtimet. Çdo reformë që lidhet me BE-në është padiskutim në të mirën e vendit tonë. Puna është të ngremë Evropën këtu dhe ta bëjmë Shqipërinë një shtet që vepron si një shtet evropian.”– deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *