Vendosni fjalën kyçe....

Albana Vokshi: Edi Rama nuk do mundet ta marrë një mandat të tretë


Albana Vokshi ka deklaruar sot se kryeministri Rama ka dështuar në çdo fushë e nuk do mundet të marrë një mandat tjetër nga qytetarët.

Në një deklaratë nga selia blu, demokratja theksoi se vendi nuk ka njohur zhvillim në asnjë fushë ndërsa ato që tregon kreu i qeverisëvnë shëtitjet e tij propagandistike elektorale janë përralla.

“Edi Rama, i cili ka dështuar në 8 vite në çdo fushë, nuk do të mund të marrë një mandat tjetër nga qytetarët. Këto 8 vite, Shqipëria ka ngecur me Edi Ramën, ndërsa vende të tjera, të ngjashme me ne, kanë bërë progres dhe zhvillim të jashtëzakonshëm. Shqipëria nuk ka bërë progres në asnjë fushë, as në ekonomi, as në arsim, as në infrastrukturë. Edi Rama mund të tregojë përralla në shëtitjet e tij propagandistike elektorale, por njerëzit e vuajnë në lëkurë dështimin e tij 8 vjeçar dhe premtimet e pambajtura.” – tha Vokshi.

Ajo shtoi më tej se qindra mijëra shqiptarë janë larguar nga vendi ose janë varfëruar në 8 vitet e qeverisjes së kryeministrit Rama, i cili ka punuar vetëm për një grusht klientësh.

Vokshi vijoi deklaratën duke theksuar se në 8 vjet, qeveritarët e kryeministrit Rama kaë tefishuar pasurinë e deklaruar.

“Edi Rama nuk ka një bilanc pune në shërbim të qytetarëve. Me qindra mijëra shqiptarë ose janë larguar nga vendi, ose janë varfëruar nën drejtimin e Edi Ramës. Të rinjtë janë pa punë, pa perspektivë me Edi Ramën, sepse për 8 vjet ai punoi për vete dhe për një grusht klientësh. Puna e vetme që kryeministri më i dështuar në historinë 30 vjeçare të pluralizmit nuk do që të lërë përgjysmë është shumëfishimi i pasurisë së tij dhe i ministrave. Në 8 vjet, dokumentet zyrtare tregojnë se qeveritarët e Edi Ramës e trefishuan pasurinë e deklaruar.” – vijoi demokratja në deklaratën e saj.

Në fund, ish-deputetja tha se qeverisja e Ramës do marrë fund me 25 prill pasi vendit i duhet ndryshim e po kështu shqiptarët e kërkojnë atë.

“Sa më shumë flet për një mandat të tretë, aq më shumë i gënjen shqiptarët. Kjo duhet dhe do të marrë fund në 25 Prill! Boll më me kohë të humbur! Humbëm 8 vjet të çmuar me Edi Ramën! Vendit i duhet ndryshim! Shqiptarët duan ndryshim! Në 25 Prill Rama do të humbasë, Shqipëria do të fitojë dhe ne do të nisim të punojmë për qytetarët shqiptarë!” – mbylli deklaratën Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *