Dy bulldogët francezë të vjedhur të këngëtares Lady Gaga, janë gjetur të sigurtë dhe janë dorëzuar në polici.
Të dy qentë që u vodhën gjatë një grabitjeje me armë, janë bashkuar me përfaqësuesit e këngëtares.
Kujtojmë se ditën e mërkurë, u qëllua me armë zjarri në Los Angeles shëtitësi i qenve të Lady Gaga-s, Ryan Fischer. Ai është në spital dhe familja e tij tha se ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të shërohet plotësisht.
Detajet sesi u gjetën qentë janë të paqarta. “Associated Press” tha se një grua i kishte sjellë në komisariat dhe se përfaqësuesit e këngëtares kishin konfirmuar se ishin të sajat. Gruaja duket të jetë “e papërfshirë” me grabitjen, tha një zëdhënës i policisë.
Lady Gaga kishte ofruar 500 mijë dollarë për kthimin e tyre të sigurt, por nuk është e qartë nëse shpërblimi është kërkuar nga ata që i kanë dorëzuar qentë.
Këngëtarja vetë është aktualisht në Romë duke punuar për një film të ri të Ridley Scott. Në reagimin e saj të parë publik ndaj sulmit, Gaga shkroi: “Unë jam duke u lutur që familja ime të jetë përsëri e plotë me një akt mirësie. Unë do të paguaj 500 mijë dollarë për kthimin e tyre të sigurt”.
Dhe në një tjetër postim në Tëitter, këngëtarja shkroi për punonjësin e saj që mbeti i plagosur: “Unë vazhdoj të të dua Ryan Fischer, ti rrezikove jetën tënde për të luftuar për familjen tonë. Je përgjithmonë një hero”.