Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga sot një 63-vjeçar, pasi ky i fundit ka goditur me thikë të birin pas një sherri.
I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, por nuk bëhen me dije të dhëna për gjendjen e tij.
63-vjeçari me inicialet G.V, njihet si një njeri problematik për policinë, pasi më parë ka qenë i dënuar për vjedhje.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
- G.V., 63 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ‘Vjedhja’ pasi ditën e djeshme gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) djalin e tij shtetasin G. V., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”– njofton policia.