Vendosni fjalën kyçe....

“Urime” – Letra që Rama i dërgoi Kurtit pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit

Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë ka publikuar letrat që ka marr kandidati për kryeministër, Albin Kurti pas fitores historike në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Mes letrave të publikuara, është edhe letra e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Në këtë letër, Rama e uron Kurtin duke i thënë se shpreson se bashkëpunimi mes tyre të zgjerohet në të gjitha fushat.

“Dua të besoj se bashkëpunimi ynë, do të zgjerohet e thellohet në të gjitha fushat e në të gjitha nivelet dhe duke ju uruar së fundmi, por jo për nga rëndësia, shëndet e frymëzim në punën Tuaj. Ju lutem të pranoni shprehjen e konsideratës sime të Posaçme.”– thuhet në letrën e Ramës.

 

Kujtojmë se Rama dhe Kurti kanë patur herë pas here përplasje me njëri-tjetrin. Një ndër konfliktet mes tyre ka qenë për çështjen e ‘Shengenit Ballkanik’.

Albin Kurti pa marrë një qëndrim të prerë mbi Shengenin Ballkanik gjithmonë ka pretenduar se Tirana nuk mund të marrë nisma me Beogradin pa u konsultuar më parë me Prishtinën. Ndërsa Rama, kur priti presidentin serb Vuçiç në Tiranë e quajti Vetëvendosjen si “një organizatë neo marksiste që beson në mënyrë delirante se mund të vendosi masa proteksioniste njësoj si Kina, apo Rusia.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *