Një ajsberg i gjerë me përmasa 1270 km katrorë, ose afërsisht 20 herë më i madh se Manhatani, është shkëputur nga pjesa tjetër e akullit në Antarktidë, afërsisht një dekadë pasi atje u zbulua një çarje.
Ngjarje të tilla ‘pjelljesh’ janë pjesë e ciklit normal të jetës në pjesët akullore polare dhe tani për tani nuk ka prova që ndryshimi i klimës ka luajtur një rol, sipas studiuesve nga Anketa Britanike e Antarktikut (BAS).
Pamjet dramatike të shkrepura nga një aeroplan mbikëqyrës BAS tregojnë përmasat e humnerës së madhe që u hap dhe përfundimisht shpërtheu në akull.
Stacioni i Kërkimeve BAS Halley, i cili ndodhet në shelfin e madh të akullit, nuk ka gjasa të preket nga shkëputja.
Një ekip prej 12 personash që punon në stacion u largua në mes të shkurtit ndërsa objekti tani është i mbyllur për dimrin Antarktik, ku temperaturat shpesh bie nën minus 50 gradë Celsius.