Vendosni fjalën kyçe....

Ligjvënësi në Çikago kërkon ndalimin e lojës “Grand Theft Auto”: Po kurrupton mendjet e të rinjve


Një ligjvënës demokrat në Çikago po bën presion për të ndaluar shitjen e të gjitha lojërave video të dhunshme, duke pretenduar se seria ‘Grand Theft Auto’, që debutoi më shumë se 20 vjet më parë, është fajtore për një valë trazirash në qytet.

Ligjvënësi Marcus Evans Jr prezantoi një ndryshim në ligj që do ‘ndalonte shitjen e të gjitha videolojërave të dhunshme’, përfshirë ato që përshkruajnë ‘vjedhjen e automjeteve’ siç ndodh në lojën GTA, të cilën ai e veçoi gjatë një konference shtypi.

Ideja për ndryshimin erdhi muajin e kaluar pasi Evans u takua me aktivistin dhe filantropin e komunitetit të Çikagos, Early Walker, i cili gjithashtu argumenton se lojëra si GTA po korruptojnë mendjet e të rinjve dhe po kontribuojnë në maninë e grabitjes së makinave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *