Një 18-vjeçar me origjinë shqiptare, ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali, pasi kishte dalë me kushërinjtë në mal.
Mediet italiane raportojnë se një djalë 18-vjeçar i quajtur Marinel Senka, humbi jetën më 27 shkurt, në male, në rrugën që të çon nga streha Mattei në majën e Malit Marmagna.
Ai ishte i shoqëruar nga kushëinjtë e tij, kur ran ë një grukë. Pavarësisht se ekipet e shpëtimit nuk u vonuan, kërkimet zgjatën disa orë para se të gjendej trupi i pajetë i të riut.
Marineli ishte një student i Institutit Pacinotti në Bagnone, në Pontremoli. Të afërmit e tij e përshkruajnë si një djalë të mire dhe të qeshur. Ai ishte i dyti nga tre fëmijët në familjen e tij. Në mediat sociale ka shumë mesazhe ngushëllimi dhe përkujtimi nga njerëzit e tij të dashur, të cilët kanë mbetur të shokuar nga ky aksident tragjik.