Policia jep informacionin zyrtar mbi aksidentin e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në austradën Fier-Vlorë.
Mësohet se kanë mbetur të plagosur jo tre por katër persona dhe se një i pestë ka humbur jetën.
Viktima është një 18-vjeçar me inicialet E.T.
“Rreth orës 14:30, në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan, një mjet tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin A.K., 40 vjeç, është përplasur me një tjetër mjetin tip ‘Benz’.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., 18 vjeç, dhe janë dëmtuar shtetasit K. D, Q, D, F. D dhe R. L, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.”- njofton policia.
Policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e njërit prej mjeteve të përfshira në aksident, shtetasin me inicialet A. K.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.