Vendosni fjalën kyçe....

4 viktima dhe 453 raste pozitive lidhur me Covid-19 në Kosovë


Katër persona kanë humbur betejën me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Rastet e vdekjes vijnë tre nga Prishtina, të moshës 83,  76 dhe 70 vjeçar, si dhe nga Skënderaj një 58 vjeçar.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.680 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 453 raste pozitive.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.680 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 453 raste pozitive”.

Numri total i rasteve pozitive është 69.230 raste nga 307.332 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.599 raste të vdekjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *