Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar koalicionin e krijuar të opozitës së bashkuar për zgjedhjet e 25 prillit.
Spiropali e cilëson listë të klientelizimit dhe klanizimit dhe qasje mesjetare të politikës.
Më tej Spiropali thotë se shqiptarët nuk meritojnë eksperimente të tilla me emra të vjetër.
Postimi i plotë:
Dallimi është kolosal.
Lista e Monës, Lulit, Saliut, Nardit, Ilirit, Fatmirit, Shpëtimit dhe ca të tjerëve, është listë e ndarjes dhe largimit të vazhdueshëm të politikës nga shoqëria, populli, elektorati. Lista e tyre është listë e qasjes mesjetare ndaj politikës. Listë e klanizmit, mercenarizmit, klientelizmit. Ngritje në piedestal e parimit kap ça të kapësh.
Shqipëria dhe shqiptarët nuk meritojnë eksperimente të tilla të padenja, nuk kanë kohë të humbin me skema të riciklimit bajat të emrave të vjetëruar, të stërprovuar, të ndryshkur, të deformuar.
Deputeti ynë, Deputeti që duam, ndër tjera, është hapje e mëtejshme e Partisë Socialiste ndaj shoqërisë në vazhdën e vetkorrektimit tonë përmirësues të natyrshëm për të mirën e përgjithshme.
Do ta mbyllim shpejt hendekun e pamerituar mes Shqipërisë që gjetëm dhe Shqipërisë që duam