Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi pas firmosjes së marrëveshjes PD-LSI: Sinjal se ndryshimi po vjen


Pas firmosjes së marrëveshjes për koalicionin paszgjedhor PD-LSI, zonja Monika Kryemadhi tha se sot është një ditë historike për të dy partitë, por edhe një sinjal i qartë për qytetarët se ndryshimi po vjen.

“Sot është ditë historike për LSI dhe PD, por më e rëndësishme do të ishte për të gjithë shqiptarët sepse bashkimi dhe konsolidimi i një koalicioni përfundimtar përballë një sekti kriminal në 25 prill do të jetë i domosdoshëm për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Sot LSI dhe PD janë bërë bashkë si një aleancë kundër dështimeve të qeverisë Rama dhe sot në një ditë që ne dakordësohemi formalisht për të bashkuar forcat dhe të punojmë me njëri-tjetrin në shërbim të popullit shqiptar. Parneriteti ynë dërgon një sinjal të fortë dhe të qartë për të gjithë shqiptarët se ndryshimi po vjen.”- tha kryetarja e LSI-së.

Sot Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, firmosën marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e 25 prillit.

Dy forcat politike opozitare, kanë rënë dakord të garojnë me dy lista në zgjedhje ndërsa firmosjen e marrëveshjes e kanë bërë përmes një ceremonie solemne, me betim e me këndimin e himnit të flamurit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *