Arrestohet ish-presidenti i klubit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu. Forca të shumta policore mësynë në zyrat e klubit, në vazhdën hetimeve të tyre lidhur me skandalin e korrupsionit të njohur si “Barca Gate”.
“El Pais” raporton se janë arrestuar gjithashtu edhe Óscar Grau, drejtori menaxhues i klubit të Barçës, Román Gómez Pontí, shefi i shërbimeve ligjore, dhe Jaume Masferrer, këshilltar presidencial.
💥 Informa @victor_nahe
👮 Los @mossos están desde las nueve de la mañana registrando las oficinas del Camp Nou por el ‘Barçagate’, el caso de las redes sociales
🏟️ Se han encontrado con pocos empleados y han citado a ejecutivos que estaban implicados en ello para que acudan pic.twitter.com/ZJ9aoxDwf3
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) March 1, 2021
Bartomeu dhe bordi i tij i drejtorëve dha dorëheqjen vitin e kaluar në mes të përplasjeve me futbollistin Lionel Messi. Klubi ka qenë i zhytur në trazira politike dhe borxhe të nxitura nga pandemia e koronavirusit.
Operacioni vjen më pak se një javë para se të mbahen zgjedhjet presidenciale në klub.
🚨 Imagen #Golazo
🚔 “Los Mossos salen de las oficinas del @FCBarcelona_es después de efectuar un registro”
💥 “Bartomeu y varios directivos habrían sido detenidos”
📺 #Golazo pic.twitter.com/9KxoazI7Ab
— El Golazo de Gol (@ElGolazoDeGol) March 1, 2021
E ashtuquajtura “BarçaGate” është një rast në të cilin hetohet nëse një kompani e punësuar nga klubi i Barcelonës ka kryer një fushatë shpifjesh në rrjetet sociale të lojtarëve dhe entiteteve që kundërshtojnë direktivat e presidentit të klubit, që asokohe ishte Josep Maria Bartomeu.
Disa nga llogaritë e pretenduara se kontrolloheshin nga kompania ishin të dedikuara për të kritikuar lojtarët aktivë të klubit, si Leo Messi ose Gerard Piqué, ish-presidentët e klubit si dhe kandidatin aktual për president Joan Laporta ose kandidati tjetër për zgjedhjet Víctor Font./Hashtag.al