Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i Partisë Pensionistëve paralajmëron rivalët në zgjedhje: Do j’ua tregojmë vendin me 650 mijë votat që kemi


Kreu i Partisë së Pensionistëve, ka thënë sot në Kuvend se qeverisë shqiptare i është ofruar një organizatë humanitare e OBK-së që do e ndihmojë Shqipërinë që të bëhet një nga  vendet më të pasura bë botë.

Jenishehri tha se që kjo të bëhet e mundur, duhet miratimi i dy ministrive.

“Jemi në një moment ku vendi mund të drejtohet nga një qeveri që mund ta drejtojë Shqipërinë dhe ta bëjë një nga më të pasurit në botë. Ka ardhur këto një organizatë humanitare e OKB-së dhe ka takuar kreun e grupit parlamentr të PS-së, Balla. Vetëm me një firmë të ministres së Financave e asaj të Jashtme organizata mund të investojë qindra milionë euro. Organizata i ka thënë ministres së Financave, ka thënë se Shqipëria me këto burime do ta ndihmojmë të bëhet një nga vendet më të pasura në botë.” – tha Jenishehri.

Ai shtoi se më 25 prill, koalicioni ku bën pjesë partia e tij, do u tregojë vendin qeveritarëve të korruptuar me 650 mijë votat që ka, pasi Shqipërisë ka kush i del Zot.

“Koalicionit Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni, Bashkimi Popullor e Konservatorët do t’jua tegojnë vendin me 650 mijë votat që ka. Populli shqiptar nuk ka mbaruar se ka kush t’i dalë Zot.” – mbylli deklaratën e tij Jenishehri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *