Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar projektin 3D të hekurudhës së prezantuar nga Edi Rama si të vjedhur.
Zhupa thotë se i njëjti prezantim 3D është bërë në vitin 2016 për hekurudhën e Katarit dhe video mund të gjendet në internet.
“Projekti që prezantoi Rama i hekurudhës Tiranë-Rinas- Durrës është i vjedhur nga hekurudha e Katarit në Doha e prezantuar në 2016, lehtësisht e aksesueshme në youtube.
Rama vazhdon talljet me shqiptarët në ditët e fundit në qeveri duke ju treguar përralla me kopje 3D.
Asgjë nuk ka në plan të nis ashtu sic asgjë nuk bëri në 8 vjet!
Rama ka dështuar!
Shqiptarët nuk besojnë më tek mashtrimet dhe propaganda boshe. Më 25 prill ai humbet dhe gjithë Shqipëria Fiton!”-shkruan Zhupa.