Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në Fier, ku një person i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kryengritja” të qytetit të Fierit, ku është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit shtetasi me inicialet P. Sh., 56 vjeç. Fatkeqësisht ai nuk ka mundur t’i mbijetojë rënies, duke ka ndërruar jetë
Sipas uniformave blu, ky person dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
“Sot rreth orës 10:30, në lagjen ‘Kryengritja’, Fier, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit dhe ka ndërruar jetë shtetasi P. Sh., 56 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.”- thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.