Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka fajësuar kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosin për trazirat e 6 janarit në Kapitol.
Gjatë një interviste me Fox News, Trump tha se ai kishte kërkuar që në protestë të ishin të pranishëm 10,000 ushtarë të Gardës Kombëtare, pasi kishte paralajmëruar se do të kishte qindra-mijëra njerëz që do të merrnin pjesë.
“Unë kërkova … Unë patjetër dhashë numrin për 10 mijë Gardistë Kombëtarë, dhe u thashë: ‘Unë mendoj se duhet të keni gati 10 mijë pjesëtarë të Gardës Kombëtare’. Ata e morën atë numër. Nga sa kuptoj, ata ua dhanë njerëzve në Kapitol, i cili kontrollohet nga Pelosi. Dhe dëgjova se ata e refuzuan atë sepse nuk menduan se do të dukej mirë. Pra, siç e dini, ky ishte një gabim i madh.”- tha ish presidenti.
Trump u shpreh se i vinte keq dhe e urrente, dhunën e ndodhur në Kapitol që rezultoi në të paktën pesë vdekje.
Trump called in to Fox News after his CPAC speech and was asked by Steve Hilton about his response to the January 6 insurrection. He tried to shift blame to Pelosi before resorting to Black Lives Matter whataboutism. pic.twitter.com/5tjXcs12hF
— Aaron Rupar (@atrupar) March 1, 2021