Kryetarja e LSI-së ka paralajmëruar kryeministrin Rama nëpërmjet një postimi në Facebook.
Ajo i kërkon kreut të qeverisë të bëjë durim deri nesër kur do i shpjegojë gjerë e gjatë fabrikën e parave.
“Durim, Edi! Nesër ta shpjegoj “gjerë e gjatë” fabrikën e parave. Durim deri nesër…!” – shkruan Kryemadhi.
Më herët kryeministri Rama, gjatë një bashkëbisedimie me gazetarët thumboi LSI-në duke thënë se është një ‘fabrikë që ka punuar me eficiencë të plotë në raste të caktuara’, duke nënkuptuar çështjen e shitblerjes së votës.
“Bëni sondazhe sepse nuk ka shans që të përmbyset rezultati i një procesi elektoral kombëtar duke blerë. Nuk ka shans. As fabrika e parave të LSI-së nuk arrin dot ta përmbysë dot rezultatin kombëtar që është një fabrikë që ka punuar me eficiencë të plotë në raste të caktuara. Nuk ka shanse.” – tha Rama sot.