Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin juglindor të Korçës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5 të qytetit.
Nga të shtënat me armë ka mbetur në këmbë një person i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndërkohë po punon për kapjen e autorit.