Policia e Korçës ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur këtë pasdite në qytet ku nga të shtënat me armë është plagosur një person.
Sipas policisë shkak për plagosjen është bërë një konflikt i çastit.
Shtetasi i plagosur me iniciale I.Q 45-vjeç u dërgua në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.
Deri më tani autori i plagosjes nuk është identifikuar ende.
“Më datë 02.03.2021, rreth orës 17:50, në lagjen nr. 5, Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se është dëmtuar në këmbë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, shtetasi I. Q., rreth 45 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.