Numri i personave të papunë në Gjermani ka pësuar një rritje të lehtë duke arritur në 2 904 milionë në muajin shkurt, edhe pse niveli i përgjithshëm i papunësisë mbetet i pandryshuar me 6,3%.
Agjencia Federale e Punësimit, që njoftoi sot të dhënat mujore, numëron 4 000 të papunë më shumë se në janar dhe 509 000 më shumë se shkurtin e vitit të kaluar, para se pandemia të godiste plotësisht ekonominë më të madhe në Europë.
Papunësia në Gjermani zakonisht shënon rënie në muajin shkurt.
“Programi i qeverisë në periudhën e pandemisë, e njohur si punë e pjesshme, vazhdon të garantojë një punësim në shkallë të gjerë”, theksoi Detlef Scheele, kreu i Agjencisë Federale të Punësimit.
“Sektorë individualë po ndiejnë efektet e bllokimit, por punësimi i përgjithshëm po rimëkëmbet”, shtoi ai.